Hulumtimi i tregut – Analizat

Asnjëherë nuk kanë lëvizur aq shpejt tregjet si sot, si rrjedhojë direkte nga efektet e globalizimit. Ekipi ynë FAMA, në bashkëpunim me rrjetin e partneritetit, kujdeset për një hulumtim të tregut në mënyrë të saktë dhe korrekte, që ju ta vendosni me sukses produktin e tuaj në tregun kosovar.

Përmes koncentrimit konsekuent në kompetencat tona, menaxhmenti i provuar në praktikë si edhe me një gjuhë të thjeshtë dhe kuptimplote ju ofron klientëve tanë një shërbim cilësor dhe të sigurt në tregun kosovar. Të gjitha elaboratet mund t`i merrni në formë elektronike ose ti shkarkoni nga ne:

– Përcaktimi dhe sqarimi i problemit

– Metodat e fitimit të të dhënave

– Procedura e përzgjedhjes

– Analiza e të dhënave

– Dokumentimi, interpretimi dhe aplikimi

Konsultë për menaxhim

Me partnerët tanë në Kosovë dhe Gjermani ju këshillojmë për strukturën dhe rrjedhën e logjistikës juaj dhe të strukturës së ndërmarrjes, për të siguruar që aktivitetet tuaja në Kosovë të përshtaten më së miri me pjesën tjetër të ndërmarrjes tuaj. Vëmendje e veçantë i është kushtuar optimizmit të çështjeve të së drejtës komerciale të tregtisë së jashtme.

– Organizata/proceset

– Zhvillimi i ndërmarrjes

– Prodhimi/Logjistika

– Kontrolli / Financat

– Shpërndarja/Marketingu

– Blerja

– Menaxhimi i burimeve njerëzore

– Eksporti ndërkombëtar

– Vazhdimësia/shitja

Përgatitja dhe zbatimi i udhëtimeve zyrtare

Të njohësh vendin dhe njerëzit, dhe të mësohesh t‘i vlerësosh. Kjo është motoja jonë kryesore, së cilës edhe i nënshtrohen të gjitha aktivitetet tona organizative kur është fjala për zhvillimin e udhëtimit zyrtar.

Për një informacion fillestar ose për një plan konkret çfarëdo që të jenë qëllimet tuaja, ne ju ofrojmë një program të plotë të fluturimeve, makina me qira, përkthyes, ushqim ,udhëzues, turne dhe çdo gjë tjetër që kontribuon në suksesin e udhëtimit tuaj. Të gjitha këto, ju mund të na i besoni neve!

Ne organizojmë për ju: “Terminët në vend” në kompanitë, shoqatat, ministritë, institucionet sociale, universitetet etj. Punonjësit e FAMA fokusohen sipas ideve dhe nevojave tuaja.

– Fluturimi Gjermani-Kosovë dhe anasjelltas

– Transferim udhëtimi

– Ushqimi gjatë gjithë qëndrimit, duke përfshirë hotelet

– Planifikime individuale të termineve( Zyra, Klube, Shoqata, Kompani, Ambasada etj.)

Mbështetje për krijimin e biznesit

Themelim i shpejtë , suksesi i shpejtë!

Themelimi i një ndërmarrje në Kosovë mund të realizohet prej nesh brenda disa ditëve (deri në max. 2 ditë).

Si ndërmarrës, vlen vetëm të përcaktohet një takim noterial. Burokracia e mbetur është e lehtë dhe bëhet shpejt nga ekspertët tanë. Në ndërkohë, kompania mund të përqendrohet në kompetencat thelbësore të saj.

Filiale apo kompani e pavarur, qoftë e zhvillimit të tregut/shitje ose “Workbank e zgjeruar “, ne ju shoqërojmë në të gjithë hapat tuaja përmes procesit të themelimit dhe ju ndihmojmë në të gjitha vendimet përkatëse.

Nga zgjedhja juaj e formës ligjore të kompanisë për ndërtimin apo marrja me qira e një objekti deri te konsultimi për hartimin e taksave të asociuara, së bashku me partnerët tanë të shkëlqyer si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë, ne do të zbatojmë planet tuaja.

– Këshilla dhe zbatim i themelimit të kompanisë

– Shqyrtimi i koncepteve të investimeve për themelimin e kompanisë

– Rregullimi i çështjeve zyrtare dhe vendosja e kontakteve me vendimmarrësit

– Ndërmjetësim të përkthyesve, avokatëve, noterëve, këshilltarëve tatimorë të audituar etj.

– Mbështetje në kërkim të personelit

– Përzgjedhja e ndërtesave dhe pronës

– Auditimi / certifikimi i kompanisë tuaj

Marrja e përfaqësimit të industrisë

Përmes një përvoje shumë të gjatë dhe intensive pune në fusha të ndryshme industriale si dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët, e shohim veten si një lidhje në mes të industrisë dhe konsumatorëve tanë.

Për më tepër, ekspertiza e plotë dhe këshilla të shëndosha janë gjëra të natyrshme nga stafi i trajnuar në FAMA SH.P.K.

Rreth konsultimit dhe mbështetjes nga më shumë se 500 kompani, nuk kemi vetëm dituri apo njohuri, por kemi edhe rrjetin tonë përkatës të “Kosova AG”,e ndërtuar me vite.

– Këshilla teknike dhe komerciale

– Trajnimi i produktit dhe prezantimit

– Përgatitja e ofertave dhe propozimeve të asortimenteve

– Përpunimi i kthimit dhe ankesave

– Vizita të rregullta ritmike dhe ofrimi i klientëve të rinj

– Mbështetje marketingu për produkte të reja ose ekzistuese

– Ndërmjetësimi i kontakteve të biznesit dhe mbajtjen e kontakteve ekzistuese të konsumatorëve

– Vendosja e punës me paga në tregun kosovar

Ndërmjetësimi i punës me pagë në tregun kosovar

Ne sigurojmë kontakte ekonomike për kompanitë gjermane me qëllim për të fituar konsumatorë të rinj dhe në të njëjtën kohë të jenë në gjendje për të prodhuar me kosto më të ulët.

Vendosja e suksesshme e punës me pagë kërkon ekspertizë dhe kontakte të sakta.

Prandaj, ekipi ynë „FAMA“ siguron këtë në interesin tuaj.

– Marrje e suksesshme e majave të kërkesave

– Prodhim me kosto më të ulët, me cilësi të qëndrueshme të njejtë

– Veprim fleksibil në treg

– Merrni partnerë kontaktues për prodhim, logjistikë etj.